Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës më 2 nëntor, në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Hamza theksoi se, që nga momenti i nominimit të tij, ka realizuar takime me qytetarë në lagje, fshatra dhe qytete të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai theksoi se, përmes punëtorive dhe forumeve, ka dëgjuar dhe mbledhur ide nga qytetarët për programin e tij qeverisës.
Hamza e përshkroi Konventën si një mundësi për “të gjithë ata që janë të gatshëm të angazhohen dhe të punojnë për një Kosovë më të mirë.”/GazetaEnigma/
Postimi: