Hamza thotë se Qeveria po sillet si vëzhguese pasive e gjendjes ekonomike

Hamza thotë se Qeveria po sillet si vëzhguese pasive e gjendjes ekonomike

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e sotme ka folur rreth rritjes së çmimeve, teksa e ka akuzuar Qeverinë për mosmarrje të masave të duhura, raporton Gazeta Enigma.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë masa, qofshin përmes ndryshimeve ligjore.  

“Qeveria nuk është duke e marrë në konsideratë ndikimin e kësaj dukurie në përkeqësimin e standardit të jetesës së qytetarëve”, ka thënë ai duke e lidhur rritjen e çmimit të naftës me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera. Çmimi i biletave, a beson dikush që ulet nafta dhe kthehet çmimi i biletave të transportit në nivelin paraprak. Jo këtu ngelet. Qeveria po sillet si vëzhguese pasive”, tha ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles