Mbrëmë pas mesnate janë hapur zyrtarisht korridoret ajrore mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Aliu thotë se pas këtij vendimi, fluturimet drejt perëndimit dhe anasjelltas do të shkurtohen për së paku 15 minuta.
“Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë” ka thënë mes të tjerash Aliu.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sapo u hapen zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë.
Fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta.
Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë.