Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka dalë me një njoftim për qytetarët e Kosovës lidhur me terminin për aplikim për viza pune në këtë shtet.
Nga ky njoftim bëhet e ditur se Gjermania ka hapur sot terminat e reja për viza.
Siç thuhet në njoftimin e tyre, lista e regjistrimeve për termine në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00.