Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për studentë

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për studentë

Ministria e Financave ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për mbështetje prej 100 euro për të gjithë studentët, shkruan Gazeta Enigma.

Ministria e Financave ka bërë të ditur se aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktiv dhe të rregullt të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private.

Nga kjo mbështetje prej 100 euro, Ministria e Financave ka bërë të ditur se mund të përfitojnë edhe studentët që nuk janë shtetas të Kosovës.

“Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës:https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358”.

“Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës:https://ekosova.rks-gov.net/Public/360”.

“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi”, bën të ditur ministria.

Sipas ministrisë, aplikimi për këtë mbështetje do të jetë i hapur nga sot deri më 3 qershor 2022.

Related Articles