Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Investimi më madhor i Aleancës në Shqipëri

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Investimi më madhor i Aleancës në Shqipëri

Është hapur sot zyrtarisht baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë.

Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nisi me performimin e himneve të NATO-s dhe të Shqipërisë nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura.

Në këtë aktivitet marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të Aleancës.

Në nisje të ceremonisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se ky është investimi më madhor i NATO-s në Shqipëri.

“Sot deklarojmë zyrtarisht hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Një ekip i jashtëzakonshëm ka punuar ditë e natë për ngritjen e kësaj baze. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s”, nënvizoi Peleshi.

Ministri u shpreh se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të jetë nyje lidhëse për vendet e rajonit.

“Helikopterët Black Hock dhe dronët “Bajraktar” janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri i tyre do rritet ndjeshëm në vijim”, shtoi ai.

Gjithashtu, ministri nënvizoi se kjo bazë ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore.

“Jo më larg se dy vite më parë askush nga ne nuk e kishte menduar që Evropa do të përballej me një agresion të tillë, siç po ndodh me agresionin rus në Ukrainë. Baza është një aset për të gjithë rajonin, ne do vijojmë përpjekjet për të vënë në përdorim të NATO-s edhe portin ushtarak të Porto Romanos”, tha Peleshi.

Related Articles