Haradinaj: Do investojmë 1.5 miliard euro në arsim dhe shëndetësi

Haradinaj: Do investojmë 1.5 miliard euro në arsim dhe shëndetësi

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar planin për investime kapitale në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, duke premtuar 1.5 miliard euro investime gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar.

“Investimet në arsim dhe shëndetësi janë pjesë thelbësore e planit tonë për zhvillimin e vendit,” u shpreh Haradinaj gjatë prezantimit të programit ekonomik të koalicionit “Kosova Fituese”.

Bëhet e ditur se ky investim është pjesë e planit më të gjerë prej 25 miliardë eurosh për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, ku arsimi dhe shëndetësia zënë një vend të rëndësishëm në prioritetet e koalicionit për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Related Articles