Protesta kundër verdiktit të Speciales në Gjakovë, Gjini: Nëna Ferdonije pasqyra që tregon se kush ishin kriminelët

Protesta kundër verdiktit të Speciales në Gjakovë, Gjini: Nëna Ferdonije pasqyra që tregon se kush ishin kriminelët

Nëna Ferdonija nga Gjakova i është bashkuar marshit në këtë qytet kundër verdiktit të Gjyaktës Speciale që dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së.

Ajo shtroi në publik një tavolinë me ushqim për vete dhe burrin e djemt e saj të cilët i mungojnë që nga lufta e fundit në Kosovës.

Për këtë ka shkruar edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, duke thënë se UÇK-ja luftoi për liri.

“Nëna Ferdonije pranë nesh, ishte sonte edhe njëherë pasqyra më e pastër e asaj se kush ishin me të vërtetë kriminelët. Dhimbja dhe qëndresa e saj dhe e shumë nënave tjera, tregojnë të vërtetën e pastër të popullit tonë. UÇK-ja luftoi për liri. UÇK luftoi kundër atyre që vrisnin fëmijë, gra e burra. Kundër bishave që dhunonin dhe i bartnin kufomat e shqiptarëve nëpër varre masive në Serbi. Prandaj, sonte nga Gjakova u dëgjua fuqishëm thirrja: JO NË EMRIN TIM”, ka shkruar ai në Facebook.

Related Articles