Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rekordit të zi që është shënuar sot në vend ku si pasojë e COVID-19 vdiqën 36 njerëz.
Haradinaj tha se përtej politikes, pushteti aktual dhe klasa politike duhet të kthjellet dhe se situata e krijuar nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore.
“Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit”, shkroi Haradinaj.
Tutje, kreu i AAK-së i ka bërë ftesë kryeministrit Kurti që ta kuptojë seriozitetin e gjendjes dhe të veprojë në përputhje me situatën.
“Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta”, shkroi Haradinaj.