Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Kurti në Greqi, derisa tha se situata në Deçan është alarmante, raporton Gazeta Enigma.
Haradinaj tha se derisa njoftimet nga Deçani janë shqetësuese, për të është e pabesueshme edhe qëndrimi i Kurtit në Greqi.
Ai i bëri thirrje kryeministrit që ta lërë të majtën, sepse sipas tij ka kush merret me të, derisa I kërkoi të kthehej që të merret me problemet në vend.
“Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante. Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme!
Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd”, shkroi Haradinaj.