Nasim Haradinaj po vazhdon edhe këtë të mërkure dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Enigma.
Haradinaj deklaroi se deputetët që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale, e kanë fajin që “prokurori ta uzurpojë drejtësinë”.
“82 parlamentare që e kanë çuar gishtin pa e ditur se çka po bëjnë, fajin e kanë deputetët e Kosovës që ta kanë mundësuar ty zotëri prokuror t’i uzurposh kompetencat edhe të Gjykatës Kushtetuese, edhe të Avokatit të Popullit edhe të drejtësisë. Nuk pyetet askush më në Kosovë”, deklaroi ish-zyrtari i Organizatës të Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Prokurori më tutje ka vazhduar edhe me pyetjet rreth rastit të dëshmitarëve dhe dosjeve që kanë dalë në publik.
Haradinaj tha se nuk i komenton deklarimet e dëshmitarëve të tjerë që kanë dëshmuar para trupit gjykues./Gazeta Enigma/