Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mirëpritur ftesën e Lumir Abdixhikut të LDK-së, porse ka theksuar se është i angazhuar “për Qeveri të opozitës”.
“Dje e kam parë qëndrimin e LDK-së. Ajo çka mund të them e mirëpres mundësinë e konsultave, cila formulë, cili opsion, tani qëndrimet ndryshojnë. Unë angazhohem për qeveri të opozitës. Vazhdoj me mbet në këtë qëndrim, ndërsa jam i hapur për konsulta me partitë parlamentare të opozitës”, tha ai.
“Ftesa për konsultë nuk ka diçka të keqe. Unë konsultohem bilateral, AAK-LDK, trilateral e PDK-në, nuk e shoh të keqe një ftesë për konsultë për qeveri. Unë personalisht angazhohem për një qeveri të opozitës, por s’na pengon propozimi i LDK-së për konsulta për opsionin qeverisës në të ardhmen”.