Haradinaj: Jemi të gatshëm ta votojmë Selimin ose Bogujevcin

Haradinaj: Jemi të gatshëm ta votojmë Selimin ose Bogujevcin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është shprehur pesimit se seanca e sotme mund të prodhojë ndonjë rezultat, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka ofruar sërish një ofertë për LVV-në, teksa ka shtuar se AAK janë të gatshëm të votojnë ndonjë kandidat tjetër për kryeparlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Përderisa nuk ka një marrëveshje, atëherë mbetet e njëjta. Unë shpresoj që do të kemi kohë ta propozojmë kandidaten në të cilën në jemi thirrur, Selimin ose Bogujevcin, jemi të gatshëm t’i votojmë, e kemi ofruar në kuptimin edhe si opozitarë, këtë favor, mendoj që është i mjaftueshëm … unë mendoj që kjo është ofertë e mirë dhe Kurti sot do të duhej të reflektonte”, ka deklaruar Haradinaj. / Gazeta Enigma.

Related Articles