Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë

Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë

Daut Haradinaj ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e asamblistit në Komunën e Prishtinës.

Haradinaj tha se këtë vendim e mori për t’ia liruar pozitën një kandidati tjetër.

Bëhet fjalë për Taulant Maxharrajn.

“Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi. Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles