Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, 16 raste pozitive me COVID-19

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, 16 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19..

Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, kurse në total numri i rasteve aktive është 320./Gazeta Enigma/

Related Articles