Haradinaj: Kam besuar se Kurti dhe VV ishin zgjidhje e duhur, por jam zhgënjyer deri në palcë

Haradinaj: Kam besuar se Kurti dhe VV ishin zgjidhje e duhur, por jam zhgënjyer deri në palcë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në profilin e tij në facebook, duke thënë se ka qenë ndër të rrallët që kishte menduar se Kosova ka nevojë për rotacion pushteti.

Ai ka potencuar se ka besuar që Kurti dhe Vetëvendosje do të ishin zgjidhje e duhur, megjithatë sot shton se është i zhgënjyer “deri në palcë” me qeverisjen Kurti II.

Kreu i AAK-së ka pyetur se “si nuk e kryen një punë të hajrit për një vit e sa që janë në qeveri!?”.

Ish-kryeministri ka përmendur ligjin e pagave, duke thënë se bllokimi i tij është vjedhje ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e punëtorëve të tjerë.

Ai tutje ka përemndur edhe shkallë e lartë të inflacionit, duke potencuar se Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë për ta vendosur nën kontroll situatën.

Related Articles