Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Qeverisë që ta heqin masën e ndalim-qarkullimit në kohën kur në prag të festave të fundvitit mërgimtarët pritet të vijnë në Kosovë.
“Ne duhet t’i mirëpresim motrat e vëllezërit tanë, e jo t’i kufizojmë me masa që ekspertët po i konsiderojnë jo shkencore dhe jo të nevojshme për menaxhimin e pandemisë”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ai tutje thotë se u bë shumë kohë që edhe Kosova po përballet me pandeminë.
Ndryshe, Qeveria pritet që të marrë masa të reja për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë. /Gazeta Enigma/.