Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti: Në planin qeverisës nuk përmenden askund vaksinat

Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti: Në planin qeverisës nuk përmenden askund vaksinat

Ish-deputeti, njëherësh anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë që në programin qeveritar nuk i kanë përmendur vaksinat, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se Kosova e ka problem kryesor pandeminë COVID-19, duke bërë thirrje të vlerësohet nëse kjo është moskujdes ose injorim.

“Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë. Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin…Posted by Daut Haradinaj on Monday, May 10, 2021

/Gazeta Enigma/.

Related Articles