Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një deklaratë ku thotë se “ShBA-ja s’mund ta përfaqësojë Kosovën e as unë ShBA-në”.
Haradinaj ka pyetur se ku është logjika e një deklarate të tillë të kryeministrit meqë SHBA-ja asnjëherë s’ka kërkuar që ta bëjë një gjë të tillë.
Kreu i AAK-së e ka ngacmuar Kurtin duke it hënë se pse s’i ka shkuar ndërmend Kurtit që në vitin 1999 të thoshte se “se Amerika nuk mund ta çlirojë Kosovën”.
Tutje Haradinaj thotë se Kurti po mundohet të krijojë përshtypjen se mund të jetë pjesë e një “komploti ndërkombëtar” dhe pyet nëse Kurti po provon ta luaj “edhe një herë viktimën” sikur në vitin 2020.