Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të dielën ka publikuar momentin kur familja Shala nga Zaqishta e Rahovecit fal gjakun e babait të tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Në ngjarje të pranishëm ishin edhe kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
“Sot në Zaqisht të Rahovecit, Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës. Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook,