Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për të emëruarin për ministër të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Rifat Latifi është kirurg i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York. /Gazeta “Enigma”/