Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të bëjnë opozitë me gaz lotsjellës, por do ta mbajnë përgjegjës Kurtin për gabimet, raporton Gazeta Enigma.
“Nuk jemi të interesuar të gjuajmë me gaz lotsjellës. Për deklaratat e Kurtit në Bruksel nuk kam dalë të flas qosheve, por e kam folur në Kuvend”, tha ai.
Haradinaj thotë se shumë ministra aktuale të LVV-së e kanë akuzuar atë për bashkëpunim me një person e që sipas tij tash ky person po punon së bashku me ministrat e qeverisë Kurti.
“Sveçla e shumë zyrtarë tjerë të LVV-së më kanë marrë në pyetje për Nexhat Krasniqin, ndërsa tash këta e kanë bashkëpunëtorë. A është tash ai njeri i mirë a çka është puna?”.
I pari i AAK-së megjithatë thotë se e ka mbështetur Kurtin kur kishte refuzuar takimin e 11 majit në Bruksel pa dakordim paraprak mes palëve.
Haradinaj ka thënë se dialogu pa Amerikën nuk mund të shkojë para. Sipas tij BE nuk mund të përmbyllë këtë çështje./Gazeta Enigma/