Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Haradinaj para pensionistëve ka thënë se parashikon që gjatë qeverisjes së tij 2025-2029, asnjë pension të mos jetë nën 500 euro.
“Gjithashtu, po punojmë për të rishikuar uljen e kriterit prej 15 viteve përvojë pune, i cili aktualisht pengon shumë qytetarë të përfitojnë atë që meritojnë”, tha Haradinaj.
Ai u shpreh se zotohet për rritjen e pensioneve me nga 10 për qind për çdo vit për të gjitha kategoritë. /Gazeta Enigma/