Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti gaboi strategjikisht kur ka anuluar projektin Kosova e Re i nënshkruar me kompaninë amerikane.
“Kosova në duar të mafias energjetike. As unë nuk e kam besuar që për një kohë aq të shkurtër të vinte në pah gabimi strategjik i Qeverisë Kurti për anulimin e projektit Kosova e Re në Maj të 2020 i nënshkruar me kompaninë Amerikane Contour Global”, ka shkruar Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka thënë se është pikëpyetje e madhe se a do të ketë Kosova mjete të bleje energjinë tash me çmime astronomike.
“Nuk kam Informacione si është në dhjetor, por e qartë që në momentin e parë që ashpërsohet moti, një Zot e di sa do të jetë çmimi dhe është pikëpyetje e madhe se a do të ketë Kosova mjete që të blejë energji me çmime astronomike. KEDS dhe KESCO nuk kanë se si të i shpëtojnë kolapsit nëse trendet aktuale vazhdojnë”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka thënë poashtu se refuzimi i gasjellësit amerikan do të sjellë pasoja për Kosovën.
Fatkeqësisht edhe refuzimi i gazsjellësit amerikan, së fundmi, do të sjellë pasoja të paparashikueshme për pozitën energjetike të Kosovës dhe jo vetëm. Me të drejtë shtrohet pyetja: Kush janë këta njerëz që rrezikojnë stabilitetin e çmimeve dhe pavarësinë energjetike të Kosovës”, ka shkruar ai./Gazeta Enigma/
Postimi i plotë: