Haradinaj për Përparim Ramën: Afera e tij me Badovcin, problem i pakapërcyeshëm

Haradinaj për Përparim Ramën: Afera e tij me Badovcin, problem i pakapërcyeshëm

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, ka komentuar kundërkandidatët e tij.

I pyetur për kandidatin e LDK’së, Përparim Rama, Haradinaj ka deklaruar se nuk e njeh personalisht.

Por, përkundër kësaj, pretendenti për kryetar të Prishtinës ia ka përmendur Ramës  faktin që kishte qenë arkitekt i lagjes “Lakeside Gardens”, projekt për të cilin kishte synime të realizohej pranë liqenit të Badovcit, por që kishte hapur debat e ishte kundërshtuar fuqishëm, ka komentuar ai në “Natë vere” në T7.

“Personalisht nuk e njoh. Kam dëgjuar edhe fjalë të mira, edhe fjalë të këqija. Ai e ka aferën e Badovcit, që e ka një problem të pakapërcyeshëm”, ishin fjalët me të cilat Haradinaj ka komentuar kundërkandidatin Përparim Rama.

Related Articles