Haradinaj për vdekjen e Mirush Kabashit: Mjeshtri i artit do të kujtohet ndër breza

Haradinaj për vdekjen e Mirush Kabashit: Mjeshtri i artit do të kujtohet ndër breza

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes të aktorit Mirush Kabashit.

Haradinaj, theksoi se ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare.

“Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë. Ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej. Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi”, shkroi Haradinaj.

“Ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, kolegëve artistë, dhe gjithë shqiptarëve!”

Related Articles