“U asfiksua, pastaj e qëlluan” – si u vra 14 vjeçarja nga Shkupi, gazetari zbulon detaje

“U asfiksua, pastaj e qëlluan” – si u vra 14 vjeçarja nga Shkupi, gazetari zbulon detaje

Shtatë ditë pas raportimit për zhdukjen e vajzës 14-vjeçare nga Shkupi, Policia e Maqedonisë së Veriut e gjeti trupin e saj të pajetë, të varrosur në një fshat në afërsi të kryeqytetit.

Pesë persona dyshohen për grabitjen dhe më pas vrasjen e të miturës, ndërsa në mesin e të dyshuarve është edhe babai i saj.

Babai dyshohet se u ka dhënë informacione për vajzën e tij grupit, i cili e ka rrëmbyer me qëllim që të zhvasë para nga e ëma e vajzës. Megjithatë, disa orë pas rrëmbimit, vajza është vrarë me armë zjarri.https://www.youtube.com/embed/NTiiycWqi5Q

Isen Saliu gazetar në RMV tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nga hetimet ka dalë se e mitura vetëm pak orë pas rrëmbimit është asfiksuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

“Informacionet më të reja janë se vajza pasi është rrëmbyer është futur në makinë, në një dyshek që përdoret për kampingje dhe qëllimi ka qenë rrëmbimi me qëllim përfitimin. Por ka informacione se ajo pasi është futur në pjesën e pasme të makinë ka ndërruar jetë, është asfiksuar. Dyshimet janë se është qëlluar me armë pasi ka ndërruar jetë. Këto janë informacione të dhëna nga një ish-ministre dhe ky ka qenë shkaku pse autorët nuk kanë mundur të vijojnë shantazhin ndaj së ëmës”, tha gazetari.

Related Articles