Haradinaj: Qëndrimet luftënxitëse në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nevojë mbijetese politike

Haradinaj: Qëndrimet luftënxitëse në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nevojë mbijetese politike

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të përmbyllë të gjitha debatet për sigurinë e vendit.

Ai theksoi se ky hap do të siguronte një mbrojtje më të fuqishme dhe një perspektivë të qartë për stabilitetin e rajonit, shkruan Gazeta Enigma.

Haradinaj shtoi se Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë janë tani shumë më të fortë dhe më të përgatitur se sa ishin në vitet 1998-1999, kur u zhvillua Lufta e Kosovës.

Ai e vlerësoi forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe bashkëpunimin me shtetet aleate si një faktor kyç për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Po ashtu, Haradinaj shton se qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi.

“Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi. Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99. Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit”, ka thënë Haradinaj.

“Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën”./GazetaEnigma/

Related Articles