Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Haradinaj tha se Kurti duhet ta ketë një zor të madh që po i vajton ata që i shkaktuan dhembje popullit shqiptar.
“Dje thurri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin. Deri ku do shkojë logjika e tij, veç një Zot e din! Ama që e ka një zor, e ka. Veç Zoti e ndihmoftë!”, tha Haradinaj.
Të dielën, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i kushtoi një shkrim Zoran Gjingjiqit, kryeministrit të Serbisë, i cili u vra 20 vjet më parë.
Kurti tha se Gjingjiqi ishte ndër të paktë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin.