Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-kryeministri, ka bërë të ditur se është pritur nga emisari amerikan Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë.
Në një shkrim në Facebook, Haradinaj tha se me Escobar është biseduar për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë,.
“Ri-përsërita përkushtimin tonë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.
“Theksova se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Falënderova Escobar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën”, tha Haradinaj.