Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav, shkruan Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit më ambasadorin, kanë diskutuar mbi nevojën e avancimit drejt integrimit evropian.
“Sot, mirëprita në takim njoftues Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav. Ambasadorit i urova mirëseardhje në vendin tonë, si dhe shpreha nevojën për avancimin e vendit tonë drejt integrimit në BE. Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyej përpara”, ka shkruar Haradinaj.
Njëherit, Haradinaj ka thënë që Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik.
“Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, ka përfunduar Haradinaj.