Hargreaves: Haradinaj ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike

Hargreaves: Haradinaj ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka folur rreth takimit që pati të martën me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se pati një diskutim të mirë me të para zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Ramush Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës gjatë shumë viteve, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe institucionet e vendit.

Ndërsa Kosova ecën drejt zgjedhjeve, do të jetë e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të punojnë së bashku më pas për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe për të siguruar zgjedhjen në kohë të një Presidenti. Progresi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe një angazhim i përbashkët për të ardhmen e vendit”, tha diplomati britanik

Related Articles