Bayern Munich ka marrë fitoren më të thellë të sezonit, pasi ka mposhtur Mainzin me rezultat të thellë 8-1.
Vetëm pas 13 minutash lojë u zhbllokua rezultati kur Harry Kane realizoi për 1-0.
Në minutën e 20-të për ta dyfishuar rezultatin u përkujdes Leon Goretzka që realizoi për 2-0.
Mainz ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 31-të me golin e Amirit, para se Harry Kane të shënonte në minutën e 45+7 për 3-1.
Pjesa e parë u mbyll me dy gola epërsi për bavarezët.
Me të filluar pjesa e dytë Thomas Muller realizoi për 4-1 pas asistimit të Jamal Musialas.
Ndërkohë për 5-1 u përkujdes Serge Gnabry, para se Harry Kane të kompletoj het-trikun në minutën e 70-të.
Krejt në fund të ndeshjes, ishte mesfushori gjerman Leon Goretzka që shënoi për rezultatin përfundimtar 8-1.
Me këtë fitore Bayerni vazhdon në pozitën e dytë në tabelë me 57 pikë, shtatë më pak se Leverkuseni që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.