Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka vendosur një rekord në ri në Ligën Premier.
Tottenham Hotspur ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë.
Goli i vetëm në këtë fitore për skuadrën e Antonio Contes u shënua në minutën e 64-të nga Harry Kane.
Megjithatë, ky gol pati vlerë të madhe edhe në aspektin individual, pasi Kane shkroi histori të re në Ligën Premier.
The most goals for one club in Premier League history ✨@HKane, take a bow ???? pic.twitter.com/v7UG6EIzQ9— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 20, 2022
Me këtë gol, Kane bëhet lojtari që ka shënuar më shumë gola për një skuadër në histori të Ligës Premier, duke thyer rekordin e mbajtur nga Sergio Aguero.
Aguero kishte shënuar 184 gola me Manchester Citytn, ndërsa Kane tani ka 185 gola me fanellën e Spurs vetëm në kampionatin elitar anglez.
Në vendin e tretë renditet Wayne Rooney me 183 gola me Manchester Unitedin, Thierry Henry i katërti me 175 gola me Arsenalin dhe Alan Shearer i pesti me 148 gola me fanellën e Newcastle United.
Përveç kesaj, Kane arriti edhe shifrën e 250 golave me Tottenhamin në të gjitha garat.
Harry Kane breaks Sergio Aguero's record for the most Premier League goals scored for a single club (185) ???? pic.twitter.com/7wuBtaPBZX— GOAL (@goal) August 20, 2022