Hasan Hyseni për ndeshjen ndaj Llapit: Atmosfera në ekip është fantastike, do ta bëjmë krenarë të gjithë Malishevën

Hasan Hyseni për ndeshjen ndaj Llapit: Atmosfera në ekip është fantastike, do ta bëjmë krenarë të gjithë Malishevën

Java e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll starton sot me tri ndeshje mjaftë interesante.

Në kuadër të kësaj jave zhvillohet ballafaqimi i cili pritet të jetë mjaftë i zjarrtë mes Malishevës dhe Llapit, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo ndeshje do të luhet në Malishevë nesër (28 prill) me fillim nga ora 15:00.

Gazeta Enigma e ka kontaktuar futbollistin e Malishevës, Hasan Hysenin, i cili është duke shkëlqyer këtë sezon.

Sipas sulmuesit anësor, skuadra tashmë është mobilizuar maksimalisht për ndeshjen e ditës së nesërme.

“Atmosfera është fantastike në ekip, pavarësisht humbjes që pësuam nga Drita në Gjilan, jemi mobilizuar maksimalisht për këtë ballafaqim dhe shpresojmë që në fund t’i marrim pikët e plota dhe t’i ikim edhe më shumë zonës së rrezikshme”, tha Hyseni.

Sulmuesi anësor tregon se së bashku me kryetrajnerin Arsim Thaqi e kanë analizuar në përpikëri.

“Skuadra e Llapit meriton respekt maksimal pasi që po bëjnë futboll të bukur, por ne jemi përgatitur dhe kemi analizuar çdo detaj që t’i kundërpërgjigjemi skuadrës llapjane në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi më tutje sulmuesi anësor.

Për fund futbollisti ka edhe një premtim për tifozët të cilët po e përkrahin ekipin në vazhdimësi.

“Ne në secilën ndeshje kemi përkrahje të madhe nga tifozët dhe ju premtojmë që do t’i arrijmë objektivat e klubit dhe do i bëjmë krenarë të gjithë qytetin”, përfundoi Hasan Hyseni.

Kujtojmë që futbollisti mitrovicas deri më tani ka arritur ta dërgoj topin në rrjetë gjashtë herë, gjithashtu ka asistuar tri here.

Malisheva pozicionohet në vendin e gjashtë me 37 pikë të mbledhura, kurse Llapi zë vendin e katërt me 50 pikë të mbledhura.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles