Hasani: Gjykatat po japin dënime të ulëta për vrasësit

Hasani: Gjykatat po japin dënime të ulëta për vrasësit

Vrasja e Liridona Ademajt, ka tronditur opinion në Kosovë e më gjerë.

Raste ku gratë u vranë nga burrat e tyre pasluftës në Kosovë pati shumë.

Një nga arsyet e shtimit të rasteve të tilla duket se ka të bëjë edhe me drejtësinë.

Sipas Fejzullah Hasanit, ish-gjyqtar në Gjykatën Supreme tha se dënimet e ulëta po i inkurajojnë të ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre.

“Gjykatat duhet të mobilizohen, dhe t’i ashpërsojnë dënimet kur kemi të bëjmë te dhuna, akoma pa prodhuar pasoja të tilla ekstreme ose vrasje që ndodh tek gjinia e kundërt”, tha Hasani në Info Magazine të Klan Kosovës.

30-vjeçarja Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Fillimisht u tha se rasti tragjik ka ndodhur si pasojë e një grabitje, por ngjarja mori kahje tjetër.

Naim Murseli, ish-bashkëshorti i së ndjerës dyshohet se ishte organizatorit i krejt këtij akti makabër.

Ai ra në prangat e policisë bashkë me dy të dyshuar të tjerë, Granit Plavën dhe Kreshnik Kokallën, ky i fundit pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Murseli e kishte pranuar fajësinë se kishte paguar 30 mijë euro për vrasjen.

Të dielen, në Gjykatën Themelore të Prishtinës u mbajt seanca dëgjimore ku ndaj tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim.

Related Articles