Hasani (PDK): Jemi pro Byrosë për pasurinë, të shohim çka ka brenda

Hasani (PDK): Jemi pro Byrosë për pasurinë, të shohim çka ka brenda

Projektligji për Byron për Konfiskimin e Pasurisë është rikthyer sërish në vëmendje, në një kohë kur skena politike në Kosovë po hyn në një fazë të ndjeshme para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mundshme.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, tha se si PDK e mbështesin në parim, por duhet ta shohin se çfarë përmban pas leximit të dytë.

“Është shumë mirë me mujtë me bo, por pa politizim. Nuk besoj se është punë fushate, por se menaxhimi politik i bordit është i keq. Partia Demokratike prej vitit 2013 kemi propozu diçka të tillë, por Vetëvendosja ka qenë kundër. Nuk e di a do të dërgohet në Kushtetuese, të shohim çka ka mbrenda në të”, tha ai për Gazetën “Enigma”.

Related Articles