Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit për të folur rreth situatës në veri të Republikës së Kosovës.
Avdyli teksa ka goditur foltoren e Kuvendit, i ka kërkuar llogari AAK-së se me kënd dëshiron ta rrëzojë kryeministrin Albin Kurti.
“A jeni në koordinim me Listën Serbe për ta rrëzuar kryeministrin”, ka pyetur Haxhiu-AAK-në.
Këtu deputeti i GUXO-s ia ka përmendur Ramush Haradinajt edhe takimin me Milan Radojicicin dhe zgjedhjen e Qeverisë me votat e Listës Serbe.
“Radojiçiqi ua ka pru deputetët nga Beogradi në vitin 2017”, ka shtuar tutje Avdyli.
Ndaj fjalëve të Haxhiut ka reaguar shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri. Tahiri ka thënë se një gjuhë e tillë e Haxhiut është e ulët.
“Është debat që s’të ka hije. Je humbës në këtë debat. Nuk e kam zgjedh unë presidenten. E ke zgjedh me Lista Srpska presidenten”, ka shtuar Tahiri tutje.