Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin për shtyp të Speciales, theksohet se të pandehurit akuzohen për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Prokurorja e specializuar, Kimberly West ka thënë se arritja e marrëveshjes është “dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë”.

“Ne e bëmë këtë pas një shqyrtimi të kujdesshëm që mori parasysh, midis të tjerave, rëndësinë e pranimit të përgjegjësisë në këtë kontekst, përfitimet e arritjes së përmbylljes herët të çështjes në mënyrë të drejtë, dhe mendimet e viktimave”, ka thënë ajo, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Specialja.

Related Articles