Tash e sa vjet, fitnesi është përditshmëria e tij.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala e ka shumë të lehtë ta mbajë rutinën e ushtrimeve në mëngjes, pasi siç thotë ushtrimet e pasdites dhe mbrëmjes kanë më shumë gjasa të jenë në konflikt me përgjegjësitë e tjera që ka gjatë ditës.
Karakteristika kryesore e fitnesit është vetë kujdesi i përhershëm, nëpërmjet ushtrimeve të vazhdueshme dhe ushqimit të shëndetshëm.
Madje Shala thotë se këmbëngulja është thelbësore për të fituar një gjendje të mirë shëndetësore dhe praktikimi i fitnesit është më i miri.
Të ushtruarit fitnes, Shalës ia dhe largon stresin.
Duke ushtruar, Shala thotë se me të gjithë do të ushtronte përveç se me deputetët e Vetëvendosjes.
“Ata janë fëmijë”, shprehet Shala.
Për ta dëgjuar të plotë intervistën e realizuar nga gazetari Sefer Demiri, klikoni në video.