Haxhihamza heroi i Dukagjinit i cili priti dy penallti në fitoren kundër Llapit

Haxhihamza heroi i Dukagjinit i cili priti dy penallti në fitoren kundër Llapit

Klubi Futbollistik “Llapi” po vazhdon të zhgënjejë këtë edicion në Superligë, teksa sot është mposhtur më fushë e vet nga Dukagjini me rezultat 0:1.

Otto John ka qenë hero i skuadrës së Armend Dallkut e cila duket se e ka tejkaluar krizën që kishte dhe tash po jep frytë, derisa Llapi po vazhdon me zhgënjim.

Skuadrës së Tahir Batatinës nuk i kanë ndihmuar as dy penallti nga të cilët dështuan të shënojnë Gerhard Progni dhe Ilir Krasniqi. Kësisoj heroi i ndeshjes ishte portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza.

/Gazeta Enigma/

Related Articles