U.D Presidentja Albulena Haxhiu me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ka bërë homazhe në Velani, raporton Gazeta Enigma.
“Para se të vinim këtu ishim te shtatora e “Zahir Pajazitit”, tani jemi këtu në varrezat e dëshmorëve të Prishtinës në ditën që i dedikohet kontributit dhe veprës sublime të dëshmorëve të Prishtinës. Si u.d, e presidentes lartësoj veprën e dëshmorëve tonë. Kontributi i tyre ndihmoi që Kosova të clirohet, të jetë e lirë por pastaj edhe e pavarur. Si institucione të Republikës së Kosovës e kemi për obligim që ansjëherë të mos e harrojmë veprën e atyre që kanë vepruar në rrethana kur gjithçka ka qenë më e vështirë”.
“Ata dhanë gjithçka nga vetja e tyre që ne sot ta kemi një shtet të lirë, një shtet të pavarur e ne si institucione të Republikës së Kosovës obligohemi që të angazhohemi edhe më shumë që Kosova shteti jonë të jetë një vend ku të gjithë trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe ku ka barazi ku ka drejtësi, ku ka zhvillim ekonomik, por edhe gjitha aspektet tjera”, tha ajo. / Gazeta Enigma.
