Autoritetet njoftuan një laborator të madh të drogës, i cili u zbulua sot në një fshat të Pejës bashkë me kapjen e një sasie të substancave narkotike, raporton Gazeta Enigma.
Në vend të ngjarjes shkoi edhe ekipi i KEDS meqë laboratori ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik.
“Edhe ekipi i KEDS në vend të ngjarjes, të cilët kanë konstatuar kyçjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik”, shtoi zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. / Gazeta Enigma.
