Haxhiu: Ekipet e vaksinimit të Kosovës janë përzënë nga komunat veriore, Qeveria Kurti po hesht

Haxhiu: Ekipet e vaksinimit të Kosovës janë përzënë nga komunat veriore, Qeveria Kurti po hesht

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar qasjen e qeverisë në lidhje me procesin e vaksinimit, me ç’rast e ka konsideruar si papërgjegjësi faktin që sot janë bërë vetëm 518 vaksinime derisa dje 956, raporton Gazeta “Enigma”.

“Vaksinat e dhuruara donacion pothuajse u shpenzuan, ndërsa ato të “blera” nga Qeveria nuk kanë arritur në Kosovë dhe nuk ka asnjë informacion se kur do të furnizohet Kosova me vaksinat Pfizer”, ka shkruar Haxhiu.

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës po ashtu ka akuzuar shtetin për procesin e vaksinimeve në veri të vendit.

“E në anën tjetër ekipet e vaksinimit të Kosovës janë përzë nga komunat veriore, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë informacion për atë se çfarë u ndodhi mjekëve tonë në veri”.

Deputeti i PDK-së thotë se mjekët janë përzënë e poshtëruar nga veriu i vendit, derisa sipas tij “Qeveria Kurti  hesht”

Postimi i plotë:

Related Articles