Teksa afati për zgjedhjen e presidentit të ri po afron, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu i ka reaguar deputetit të PDK-së Arian Tahirit i cili deklaroi se asnjëherë nuk ka pas krizë për zgjedhjen e presidentit, raporton Gazeta Enigma.
Tahiri poashtu ka theksuar se “Kuvendi asnjëherë nuk ka shkuar në zgjedhje të parakohshme për këtë çështje”.
“E vazhdojmë këtë seancë në orën 17:00. Natyrisht që është më e vështirë se s’ka ma pazare tendera e ambasada e dini ma mirë se unë mos më shtini me i përmend se të gjithë e dimë”, deklaroi Haxhiu.
