Pretendentja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu është kundërpërgjigjur indirekt në deklaratat e presidentes Osmani se deputetët duhet të pyeten për votimin e mbyllur.
“Opozita thotë se e keni ndryshuar rendin e ditës, kjo nuk qëndron. Kryesuesi i seancës me përpikmëri i është përmbajtur rendit të ditës. Kemi mbetur te pika e tretë. Ata që thonë se duhet votim para votimit të fshehtë, duhet t’i pyesim a është dashur para se të votojmë hapur”, tha Haxhiu.
Ndërkaq Osmani pak ditë më parë tha se deputetët duhet të pyeten për votimin e fshehtë.
“Lejohet si mundësi, por duhet të ketë vendim të seancës, të pyeten deputetët”, tha ajo.