Haxhiu i reagon Tahirit: Shpifje të trilluara janë deklaratat e tij lidhur me mostrat në rastin e Astrit Deharit

Haxhiu i reagon Tahirit: Shpifje të trilluara janë deklaratat e tij lidhur me mostrat në rastin e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar shefit të Grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Abelard Tahiri, për pyetjet që ua ka parashtruar për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Tahiri ka adresuar publikisht shpifje të cilat, sipas saj, nuk janë për t’u injoruar, dhe se kërkojnë  reagimin e institucioneve përkatëse të drejtësisë.

‘Si Ministre e Drejtësisë, kam për obligim të demantojë shpifjet e trilluara, ndërsa të njëjtit le t’i mbetet për tu sqaruar më tej në organet kompetente, me shpresën që pas këtyre deklaratave do të ftohet si dëshmitar”.

“Për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, i kam njoftuar institucionet e drejtësisë në orët e mbrëmjes së 7 dhjetorit të vitit 2022, ndërsa opinionin publik përmes konferencës për medie më 8 dhjetor 2022. Për të gjitha këto ekzistojnë dëshmitë”.

“Aludimi i tij në Konferencën e djeshme për media, se Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit kanë qenë në njohuri për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari, që në pranverën e vitit 2022, zgjon dyshimet e bazuara se mbase z.Tahiri ka qenë i informuar që prej asaj kohe. Përse Abelardi e përmend pranverën e vitit 2022? Me çfarë saktësisht e ka ndërlidhur ai këtë? A ka qenë ai i informuar apo edhe i përfshirë në atë mision të zhdukjeve të mostrave?”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka kërkuar nga Tahiri që të gjitha këto dyshime të tij që t’i dëshmojë si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Related Articles