Haxhiu: Jemi mirënjohës për kontributin e ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë

Haxhiu: Jemi mirënjohës për kontributin e ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.

Haxhiu fillimisht i ka uruar anëtarët e këtij komisioni për emërimin e tyre duke theksuar se çështja e njohjes së statusit dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik, është një nga proceset i cila do të ketë gjithë vëmendjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë dhe si i tillë, në varësi edhe nga rekomandimet tuaja, do të analizohen të gjitha mundësit që ky proces i stërzgjatur të përfundohet sa më parë.

“Për ne njohja e statusit si dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik përveç që është obligim ligjor, është edhe shprehje e vullnetit dhe përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që krahas përmbushjes së këtij obligimi i cili është dashur të përfundojë vite më parë, kësaj kategorie njerëzish të cilët kanë vuajtur nëpër burgjet dhe kazamatet serbe, të ju njihet statusi i tyre, të ju njihet kontributi i tyre, dhe për më shumë shteti dhe shoqëria jonë, shprehet mirënjohëse dhe falënderuese për kontributin që ata kanë dhënë” ka thënë Haxhiu.

Njoftohet se gjatë takimit, Haxhiu ka shprehur përkushtimin e saj për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për anëtarët e Komisionit, njëherit ka kërkuar nga ta që brenda afatit 15 ditor të përgatisin një planë, sipas të cilit do të duhet përfunduar ky proces.

Related Articles