Haxhiu: Komisioni i Venecias nuk e përkrahë rritjen e përkohshme të numrit të anëtarëve të KPK-së

Haxhiu: Komisioni i Venecias nuk e përkrahë rritjen e përkohshme të numrit të anëtarëve të KPK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media tha se Komisioni i Venecias nuk e përkrahë rritjen e përkohshme të numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ajo u shpreh se ky komision metet mbetet me idenë që numri i anëtarëve të KPK-së  të ulet në shtatë.

“Komisioni i Venecias nuk e përkrahë rritjen e përkohshme të numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kjo për disa arsye, vështirësitë që Kuvendi mund t’i ketë t’i zgjedhë pra një numër aq të madh të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, poashtu mundësitë e tona kushtetuese, faktin që gjithë këta anëtarë zgjedhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend, ashtu siç parasheh Kushtetuta jonë”.

“Komisioni i Venecias nuk e rekomandon zgjerimin e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, por mbetet me idenë që numri i anëtarëve të ulet në shtatë”, u shpreh ajo.

Haxhiu tha se është e rëndësishme se Këshilli Prokurorial i Kosovës të jetë institucion i pavarur kushtetues,.

“Është e rëndësishme që Këshilli Prokurorial i Kosovës të jetë institucion i pavarur kushtetues, të ketë debat e diskutim demokratik në kuadër të anëtarëve prokuror dhe anëtarëve joprokuror, sepse siç e dini për momentin kemi probleme shumë të mëdha me Këshillin Prokuorial të Kosovës. Vetëm vendimet e fundit të Këshillit Prokurorial të Kosovën na kanë dëshmuar që reforma në këtë institucion është jashtëzakonisht e nevojshme”, tha Haxhiu.

Tutje, ministrja Haxhiu foli edhe për opozitën, duke thënë se në vazhdimësi po i pengon reformat në drejtësi.

“Venecia nuk kërkon me ngulm që ta braktisim idenë e rritjes së numrit të anëtarëve të Këshillit Prokuorial, por megjithatë parasheh rreziqe dhe nuk e mbështet më tepër sesa versionin e përbërjes së përhershme, prej shtatë anëtarëve. Duke pasur parasysh këtë unë konsiderojë që është e rëndësishme që të bëjë diskutim edhe me komision për legjislacion edhe me deputetët e mazhorancës edhe me deputët e opozitës. Kjo formë mund të kalojë vetëm në rrethanat kur kemi një unifikim ta zëmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Sepse ju e dini se opozita në vazhdimësi po i pengon reformat në drejtësi edhe përkundër faktit se shumë herë e kam theksuar se mund të kemi dallime të shumta në çështje të ndryshme, politikave ditore, ideologjike, konceptuale etj, por për reformën në drejtësi, duke qenë se është e rëndësishme për qytetarët e Republikës, do të duhej që të ishin të bashkuar”, u shpreh tutje Haxhiu.

Related Articles