Haxhiu: Kosova është shtet i pavarur, referendumi serb shkelje e sovranitetit

Haxhiu: Kosova është shtet i pavarur, referendumi serb shkelje e sovranitetit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe se organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit.

Haxhiu ka shkruar në Twitter se qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë sikur në çdo shtet tjetër përmes postës dhe zyrës ndërlidhëse.

“Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe shtet sovran. Duke organizuar referendumin e Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë sikur në çdo shtet tjetër mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse”, ka shkruar Haxhiu. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles